This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Adijat.
وَٱلۡعَـٰدِیَـٰتِ ضَبۡحࣰا
﴿١﴾
Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,(1)
Tafseer:
فَٱلۡمُورِیَـٰتِ قَدۡحࣰا
﴿٢﴾
që nxjerrin xixa nga thundrat[421]
[421] Pra, nxjerrin xixa, duke goditur gurët me patkonjtë e tyre të hekurt.
(2)Tafseer:
فَٱلۡمُغِیرَ ٰتِ صُبۡحࣰا
﴿٣﴾
dhe trokojnë për sulm në mëngjes,(3)
Tafseer:
فَأَثَرۡنَ بِهِۦ نَقۡعࣰا
﴿٤﴾
duke çuar re pluhuri,(4)
Tafseer:
فَوَسَطۡنَ بِهِۦ جَمۡعًا
﴿٥﴾
ndërsa çajnë armikun në dysh,(5)
Tafseer:
إِنَّ ٱلۡإِنسَـٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودࣱ
﴿٦﴾
se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,(6)
Tafseer:
وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَ ٰلِكَ لَشَهِیدࣱ
﴿٧﴾
dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.(7)
Tafseer:
وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلۡخَیۡرِ لَشَدِیدٌ
﴿٨﴾
Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.(8)
Tafseer:
۞ أَفَلَا یَعۡلَمُ إِذَا بُعۡثِرَ مَا فِی ٱلۡقُبُورِ
﴿٩﴾
Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre[422]
[422] Pra, kur Allahu i Lartmadhëruar të ringjallë të vdekurit.
(9)Tafseer:
وَحُصِّلَ مَا فِی ٱلصُّدُورِ
﴿١٠﴾
dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,(10)
Tafseer:
إِنَّ رَبَّهُم بِهِمۡ یَوۡمَىِٕذࣲ لَّخَبِیرُۢ
﴿١١﴾
Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!(11)
Tafseer: