Surah El Fil

Surah El Fil

Shqip Translation5 Aya count
This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Fil.
أَلَمۡ تَرَ كَیۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِأَصۡحَـٰبِ ٱلۡفِیلِ ﴿١﴾
Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?[429]
[429] Në vitin 570 (ose 571), Ebreha, guvernatori abisinas i Jemenit, u betua se do të shkatërronte Qabenë, të cilën e quante një tempull pagan, në mënyrë që të vendoste dominimin e krishterë në të gjithë Gadishullin Arabik. Ai mblodhi një ushtri të fuqishme, në krye të së cilës marshonte një elefant i madh dhe u drejtua për nga Meka. Kur ushtria iu afrua Mekës, elefanti u ul dhe nuk pranonte të ecte në atë drejtim. Kur i ndërronin drejtim, ai ecte. Kjo ishte shenjë që ushtria e Ebrehasë të mos e sulmonte Mekën, por Ebrehaja s’ia vuri veshin asaj. Prandaj, Allahu i Madhëruar i goditi ashpërsisht njerëzit e elefantit nëpërmjet tufash të panumërta me zogj, që lëshonin një lloj guri të fortë e vdekjeprurës. Morali ishte i qartë për fisin Kurejsh: Allahu i Madhëruar e kishte mbrojtur Faltoren e Tij, ashtu edhe ata vetë, prandaj duhej të ishin mirënjohës për këtë.
(1)
Tafseer:
أَلَمۡ یَجۡعَلۡ كَیۡدَهُمۡ فِی تَضۡلِیلࣲ ﴿٢﴾
A nuk ua prishi atyre kurthin,(2)
Tafseer:
وَأَرۡسَلَ عَلَیۡهِمۡ طَیۡرًا أَبَابِیلَ ﴿٣﴾
duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,(3)
Tafseer:
تَرۡمِیهِم بِحِجَارَةࣲ مِّن سِجِّیلࣲ ﴿٤﴾
të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?(4)
Tafseer:
فَجَعَلَهُمۡ كَعَصۡفࣲ مَّأۡكُولِۭ ﴿٥﴾
Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.(5)
Tafseer:

تسجيل الدخول / إنشاء حساب

أدخل بريدك الإلكتروني ليصلك رمز الدخول السريع (بدون كلمة مرور)