Surah Ed Duhan

Shqip Translation59 Aya count
This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah Ed Duhan.
حمۤ ﴿١﴾
Ha, Mimë.(1)
Tafseer:
وَٱلۡكِتَـٰبِ ٱلۡمُبِینِ ﴿٢﴾
Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!(2)
Tafseer:
إِنَّاۤ أَنزَلۡنَـٰهُ فِی لَیۡلَةࣲ مُّبَـٰرَكَةٍۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِینَ ﴿٣﴾
Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.(3)
Tafseer:
فِیهَا یُفۡرَقُ كُلُّ أَمۡرٍ حَكِیمٍ ﴿٤﴾
Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.(4)
Tafseer:
أَمۡرࣰا مِّنۡ عِندِنَاۤۚ إِنَّا كُنَّا مُرۡسِلِینَ ﴿٥﴾
Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.(5)
Tafseer:
رَحۡمَةࣰ مِّن رَّبِّكَۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِیعُ ٱلۡعَلِیمُ ﴿٦﴾
(E zbeitëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.(6)
Tafseer:
رَبِّ ٱلسَّمَـٰوَ ٰ⁠تِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَیۡنَهُمَاۤۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِینَ ﴿٧﴾
Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.(7)
Tafseer:
لَاۤ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ یُحۡیِۦ وَیُمِیتُۖ رَبُّكُمۡ وَرَبُّ ءَابَاۤىِٕكُمُ ٱلۡأَوَّلِینَ ﴿٨﴾
Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.(8)
Tafseer:
بَلۡ هُمۡ فِی شَكࣲّ یَلۡعَبُونَ ﴿٩﴾
Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.(9)
Tafseer:
فَٱرۡتَقِبۡ یَوۡمَ تَأۡتِی ٱلسَّمَاۤءُ بِدُخَانࣲ مُّبِینࣲ ﴿١٠﴾
Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.(10)
Tafseer:
یَغۡشَى ٱلنَّاسَۖ هَـٰذَا عَذَابٌ أَلِیمࣱ ﴿١١﴾
Ai (tymi) i përfdhinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.(11)
Tafseer:
رَّبَّنَا ٱكۡشِفۡ عَنَّا ٱلۡعَذَابَ إِنَّا مُؤۡمِنُونَ ﴿١٢﴾
(Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.(12)
Tafseer:
أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكۡرَىٰ وَقَدۡ جَاۤءَهُمۡ رَسُولࣱ مُّبِینࣱ ﴿١٣﴾
Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?(13)
Tafseer:
ثُمَّ تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَقَالُواْ مُعَلَّمࣱ مَّجۡنُونٌ ﴿١٤﴾
Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe thanë: “I mësuar prej dikujt, i çmendur”.(14)
Tafseer:
إِنَّا كَاشِفُواْ ٱلۡعَذَابِ قَلِیلًاۚ إِنَّكُمۡ عَاۤىِٕدُونَ ﴿١٥﴾
Ne do t’ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni kotësisë.(15)
Tafseer:
یَوۡمَ نَبۡطِشُ ٱلۡبَطۡشَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰۤ إِنَّا مُنتَقِمُونَ ﴿١٦﴾
(Përkujto) Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’u hakmerremi.(16)
Tafseer:
۞ وَلَقَدۡ فَتَنَّا قَبۡلَهُمۡ قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَ وَجَاۤءَهُمۡ رَسُولࣱ كَرِیمٌ ﴿١٧﴾
Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.(17)
Tafseer:
أَنۡ أَدُّوۤاْ إِلَیَّ عِبَادَ ٱللَّهِۖ إِنِّی لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِینࣱ ﴿١٨﴾
(U pat thënë): “Të m’i dorëzoni robërit e All-llahut, unë sjell argument të sigurt.(18)
Tafseer:
وَأَن لَّا تَعۡلُواْ عَلَى ٱللَّهِۖ إِنِّیۤ ءَاتِیكُم بِسُلۡطَـٰنࣲ مُّبِینࣲ ﴿١٩﴾
E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.(19)
Tafseer:
وَإِنِّی عُذۡتُ بِرَبِّی وَرَبِّكُمۡ أَن تَرۡجُمُونِ ﴿٢٠﴾
Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni).(20)
Tafseer:
وَإِن لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ لِی فَٱعۡتَزِلُونِ ﴿٢١﴾
E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)!”(21)
Tafseer:
فَدَعَا رَبَّهُۥۤ أَنَّ هَـٰۤؤُلَاۤءِ قَوۡمࣱ مُّجۡرِمُونَ ﴿٢٢﴾
E thirri Zotin e vet: “Këta janë popull kriminelë”.(22)
Tafseer:
فَأَسۡرِ بِعِبَادِی لَیۡلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ ﴿٢٣﴾
(Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.(23)
Tafseer:
وَٱتۡرُكِ ٱلۡبَحۡرَ رَهۡوًاۖ إِنَّهُمۡ جُندࣱ مُّغۡرَقُونَ ﴿٢٤﴾
Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet.(24)
Tafseer:
كَمۡ تَرَكُواْ مِن جَنَّـٰتࣲ وَعُیُونࣲ ﴿٢٥﴾
Sa kopshte e kroje kanë lënë!(25)
Tafseer:
وَزُرُوعࣲ وَمَقَامࣲ كَرِیمࣲ ﴿٢٦﴾
Edhe ara të mbjella e vende të bukura.(26)
Tafseer:
وَنَعۡمَةࣲ كَانُواْ فِیهَا فَـٰكِهِینَ ﴿٢٧﴾
dhe sa të mira që i kanë përjetuar.(27)
Tafseer:
كَذَ ٰ⁠لِكَۖ وَأَوۡرَثۡنَـٰهَا قَوۡمًا ءَاخَرِینَ ﴿٢٨﴾
Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.(28)
Tafseer:
فَمَا بَكَتۡ عَلَیۡهِمُ ٱلسَّمَاۤءُ وَٱلۡأَرۡضُ وَمَا كَانُواْ مُنظَرِینَ ﴿٢٩﴾
Prë ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.(29)
Tafseer:
وَلَقَدۡ نَجَّیۡنَا بَنِیۤ إِسۡرَ ٰ⁠ۤءِیلَ مِنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِینِ ﴿٣٠﴾
Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënqmuese,(30)
Tafseer:
مِن فِرۡعَوۡنَۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِیࣰا مِّنَ ٱلۡمُسۡرِفِینَ ﴿٣١﴾
Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.(31)
Tafseer:
وَلَقَدِ ٱخۡتَرۡنَـٰهُمۡ عَلَىٰ عِلۡمٍ عَلَى ٱلۡعَـٰلَمِینَ ﴿٣٢﴾
Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.(32)
Tafseer:
وَءَاتَیۡنَـٰهُم مِّنَ ٱلۡـَٔایَـٰتِ مَا فِیهِ بَلَـٰۤؤࣱاْ مُّبِینٌ ﴿٣٣﴾
Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.(33)
Tafseer:
إِنَّ هَـٰۤؤُلَاۤءِ لَیَقُولُونَ ﴿٣٤﴾
E këta (populli yt) me siguri do të thonë:(34)
Tafseer:
إِنۡ هِیَ إِلَّا مَوۡتَتُنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُنشَرِینَ ﴿٣٥﴾
“S’ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!(35)
Tafseer:
فَأۡتُواْ بِـَٔابَاۤىِٕنَاۤ إِن كُنتُمۡ صَـٰدِقِینَ ﴿٣٦﴾
Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!(36)
Tafseer:
أَهُمۡ خَیۡرٌ أَمۡ قَوۡمُ تُبَّعࣲ وَٱلَّذِینَ مِن قَبۡلِهِمۡ أَهۡلَكۡنَـٰهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِینَ ﴿٣٧﴾
A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.(37)
Tafseer:
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَـٰوَ ٰ⁠تِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَیۡنَهُمَا لَـٰعِبِینَ ﴿٣٨﴾
Ne nuk krijuam qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, pa një qëllim.(38)
Tafseer:
مَا خَلَقۡنَـٰهُمَاۤ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَـٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا یَعۡلَمُونَ ﴿٣٩﴾
Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.(39)
Tafseer:
إِنَّ یَوۡمَ ٱلۡفَصۡلِ مِیقَـٰتُهُمۡ أَجۡمَعِینَ ﴿٤٠﴾
S’ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është e caktim i të gjithë atyre.(40)
Tafseer:
یَوۡمَ لَا یُغۡنِی مَوۡلًى عَن مَّوۡلࣰى شَیۡـࣰٔا وَلَا هُمۡ یُنصَرُونَ ﴿٤١﴾
Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.(41)
Tafseer:
إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِیزُ ٱلرَّحِیمُ ﴿٤٢﴾
Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi.(42)
Tafseer:
إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ ﴿٤٣﴾
Është e vërtetë se pema e Zekumit,(43)
Tafseer:
طَعَامُ ٱلۡأَثِیمِ ﴿٤٤﴾
Do të jetë ushqim i mëkatarëve.(44)
Tafseer:
كَٱلۡمُهۡلِ یَغۡلِی فِی ٱلۡبُطُونِ ﴿٤٥﴾
vlon si katran (si pezhgeja) në barqet.(45)
Tafseer:
كَغَلۡیِ ٱلۡحَمِیمِ ﴿٤٦﴾
Ashtu si vlon uji i valë.(46)
Tafseer:
خُذُوهُ فَٱعۡتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَاۤءِ ٱلۡجَحِیمِ ﴿٤٧﴾
(U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne ne mes të Xhehennemit.(47)
Tafseer:
ثُمَّ صُبُّواْ فَوۡقَ رَأۡسِهِۦ مِنۡ عَذَابِ ٱلۡحَمِیمِ ﴿٤٨﴾
Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin.(48)
Tafseer:
ذُقۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِیزُ ٱلۡكَرِیمُ ﴿٤٩﴾
(I thuhet): Shijoje! se ti je ai forti, i autoritetshmi.(49)
Tafseer:
إِنَّ هَـٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمۡتَرُونَ ﴿٥٠﴾
E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.(50)
Tafseer:
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِینَ فِی مَقَامٍ أَمِینࣲ ﴿٥١﴾
Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.(51)
Tafseer:
فِی جَنَّـٰتࣲ وَعُیُونࣲ ﴿٥٢﴾
Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin.(52)
Tafseer:
یَلۡبَسُونَ مِن سُندُسࣲ وَإِسۡتَبۡرَقࣲ مُّتَقَـٰبِلِینَ ﴿٥٣﴾
Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.(53)
Tafseer:
كَذَ ٰ⁠لِكَ وَزَوَّجۡنَـٰهُم بِحُورٍ عِینࣲ ﴿٥٤﴾
Ja kështu, edhe e martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija).(54)
Tafseer:
یَدۡعُونَ فِیهَا بِكُلِّ فَـٰكِهَةٍ ءَامِنِینَ ﴿٥٥﴾
aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj peme dhe atyjanë të sigurt.(55)
Tafseer:
لَا یَذُوقُونَ فِیهَا ٱلۡمَوۡتَ إِلَّا ٱلۡمَوۡتَةَ ٱلۡأُولَىٰۖ وَوَقَىٰهُمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِیمِ ﴿٥٦﴾
Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit.(56)
Tafseer:
فَضۡلࣰا مِّن رَّبِّكَۚ ذَ ٰ⁠لِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِیمُ ﴿٥٧﴾
(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt, e ai është shpëtim i madh.(57)
Tafseer:
فَإِنَّمَا یَسَّرۡنَـٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمۡ یَتَذَكَّرُونَ ﴿٥٨﴾
Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marin mësim.(58)
Tafseer:
فَٱرۡتَقِبۡ إِنَّهُم مُّرۡتَقِبُونَ ﴿٥٩﴾
(Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur.(59)
Tafseer: