This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah Edh Dharijat.
وَٱلذَّ ٰرِیَـٰتِ ذَرۡوࣰا
﴿١﴾
Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.(1)
Tafseer:
فَٱلۡحَـٰمِلَـٰتِ وِقۡرࣰا
﴿٢﴾
Për retë që e bartin shiun e rëndë.(2)
Tafseer:
فَٱلۡجَـٰرِیَـٰتِ یُسۡرࣰا
﴿٣﴾
Për anijet që lundrojnë lehtë.(3)
Tafseer:
فَٱلۡمُقَسِّمَـٰتِ أَمۡرًا
﴿٤﴾
Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.(4)
Tafseer:
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقࣱ
﴿٥﴾
S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.(5)
Tafseer:
وَإِنَّ ٱلدِّینَ لَوَ ٰقِعࣱ
﴿٦﴾
Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.(6)
Tafseer:
وَٱلسَّمَاۤءِ ذَاتِ ٱلۡحُبُكِ
﴿٧﴾
Për qiellin plot rrugë.(7)
Tafseer:
إِنَّكُمۡ لَفِی قَوۡلࣲ مُّخۡتَلِفࣲ
﴿٨﴾
Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,(8)
Tafseer:
یُؤۡفَكُ عَنۡهُ مَنۡ أُفِكَ
﴿٩﴾
Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.(9)
Tafseer:
قُتِلَ ٱلۡخَرَّ ٰصُونَ
﴿١٠﴾
Mallkuar qofshin gënjeshtarët!(10)
Tafseer:
ٱلَّذِینَ هُمۡ فِی غَمۡرَةࣲ سَاهُونَ
﴿١١﴾
Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).(11)
Tafseer:
یَسۡـَٔلُونَ أَیَّانَ یَوۡمُ ٱلدِّینِ
﴿١٢﴾
E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”(12)
Tafseer:
یَوۡمَ هُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ یُفۡتَنُونَ
﴿١٣﴾
Dita kur ata digjen në zjarr.(13)
Tafseer:
ذُوقُواْ فِتۡنَتَكُمۡ هَـٰذَا ٱلَّذِی كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ
﴿١٤﴾
Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.(14)
Tafseer:
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِینَ فِی جَنَّـٰتࣲ وَعُیُونٍ
﴿١٥﴾
Të devotshmit janë në kopshte e burime.(15)
Tafseer:
ءَاخِذِینَ مَاۤ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَ ٰلِكَ مُحۡسِنِینَ
﴿١٦﴾
Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.(16)
Tafseer:
كَانُواْ قَلِیلࣰا مِّنَ ٱلَّیۡلِ مَا یَهۡجَعُونَ
﴿١٧﴾
Ata qenë të cilët pak flinin natën.(17)
Tafseer:
وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ یَسۡتَغۡفِرُونَ
﴿١٨﴾
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.(18)
Tafseer:
وَفِیۤ أَمۡوَ ٰلِهِمۡ حَقࣱّ لِّلسَّاۤىِٕلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ
﴿١٩﴾
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).(19)
Tafseer:
وَفِی ٱلۡأَرۡضِ ءَایَـٰتࣱ لِّلۡمُوقِنِینَ
﴿٢٠﴾
Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.(20)
Tafseer:
وَفِیۤ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ
﴿٢١﴾
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?(21)
Tafseer:
وَفِی ٱلسَّمَاۤءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ
﴿٢٢﴾
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.(22)
Tafseer:
فَوَرَبِّ ٱلسَّمَاۤءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقࣱّ مِّثۡلَ مَاۤ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ
﴿٢٣﴾
Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.(23)
Tafseer:
هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِیثُ ضَیۡفِ إِبۡرَ ٰهِیمَ ٱلۡمُكۡرَمِینَ
﴿٢٤﴾
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?(24)
Tafseer:
إِذۡ دَخَلُواْ عَلَیۡهِ فَقَالُواْ سَلَـٰمࣰاۖ قَالَ سَلَـٰمࣱ قَوۡمࣱ مُّنكَرُونَ
﴿٢٥﴾
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”(25)
Tafseer:
فَرَاغَ إِلَىٰۤ أَهۡلِهِۦ فَجَاۤءَ بِعِجۡلࣲ سَمِینࣲ
﴿٢٦﴾
Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.(26)
Tafseer:
فَقَرَّبَهُۥۤ إِلَیۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ
﴿٢٧﴾
Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”(27)
Tafseer:
فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِیفَةࣰۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَـٰمٍ عَلِیمࣲ
﴿٢٨﴾
Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.(28)
Tafseer:
فَأَقۡبَلَتِ ٱمۡرَأَتُهُۥ فِی صَرَّةࣲ فَصَكَّتۡ وَجۡهَهَا وَقَالَتۡ عَجُوزٌ عَقِیمࣱ
﴿٢٩﴾
E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”(29)
Tafseer:
قَالُواْ كَذَ ٰلِكِ قَالَ رَبُّكِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡحَكِیمُ ٱلۡعَلِیمُ
﴿٣٠﴾
Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.(30)
Tafseer:
۞ قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَیُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ
﴿٣١﴾
Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”(31)
Tafseer:
قَالُوۤاْ إِنَّاۤ أُرۡسِلۡنَاۤ إِلَىٰ قَوۡمࣲ مُّجۡرِمِینَ
﴿٣٢﴾
Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”(32)
Tafseer:
لِنُرۡسِلَ عَلَیۡهِمۡ حِجَارَةࣰ مِّن طِینࣲ
﴿٣٣﴾
Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!(33)
Tafseer:
مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُسۡرِفِینَ
﴿٣٤﴾
(gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).(34)
Tafseer:
فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِیهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِینَ
﴿٣٥﴾
Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).(35)
Tafseer:
فَمَا وَجَدۡنَا فِیهَا غَیۡرَ بَیۡتࣲ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِینَ
﴿٣٦﴾
Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.(36)
Tafseer:
وَتَرَكۡنَا فِیهَاۤ ءَایَةࣰ لِّلَّذِینَ یَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِیمَ
﴿٣٧﴾
Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.(37)
Tafseer:
وَفِی مُوسَىٰۤ إِذۡ أَرۡسَلۡنَـٰهُ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطَـٰنࣲ مُّبِینࣲ
﴿٣٨﴾
(Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.(38)
Tafseer:
فَتَوَلَّىٰ بِرُكۡنِهِۦ وَقَالَ سَـٰحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونࣱ
﴿٣٩﴾
E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”(39)
Tafseer:
فَأَخَذۡنَـٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَـٰهُمۡ فِی ٱلۡیَمِّ وَهُوَ مُلِیمࣱ
﴿٤٠﴾
E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.(40)
Tafseer:
وَفِی عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَیۡهِمُ ٱلرِّیحَ ٱلۡعَقِیمَ
﴿٤١﴾
Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,(41)
Tafseer:
مَا تَذَرُ مِن شَیۡءٍ أَتَتۡ عَلَیۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِیمِ
﴿٤٢﴾
E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.(42)
Tafseer:
وَفِی ثَمُودَ إِذۡ قِیلَ لَهُمۡ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِینࣲ
﴿٤٣﴾
Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.(43)
Tafseer:
فَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّـٰعِقَةُ وَهُمۡ یَنظُرُونَ
﴿٤٤﴾
E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.(44)
Tafseer:
فَمَا ٱسۡتَطَـٰعُواْ مِن قِیَامࣲ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِینَ
﴿٤٥﴾
Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen.(45)
Tafseer:
وَقَوۡمَ نُوحࣲ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمࣰا فَـٰسِقِینَ
﴿٤٦﴾
Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.(46)
Tafseer:
وَٱلسَّمَاۤءَ بَنَیۡنَـٰهَا بِأَیۡیْدࣲ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ
﴿٤٧﴾
Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.(47)
Tafseer:
وَٱلۡأَرۡضَ فَرَشۡنَـٰهَا فَنِعۡمَ ٱلۡمَـٰهِدُونَ
﴿٤٨﴾
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.(48)
Tafseer:
وَمِن كُلِّ شَیۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَیۡنِ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ
﴿٤٩﴾
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).(49)
Tafseer:
فَفِرُّوۤاْ إِلَى ٱللَّهِۖ إِنِّی لَكُم مِّنۡهُ نَذِیرࣱ مُّبِینࣱ
﴿٥٠﴾
Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.(50)
Tafseer:
وَلَا تَجۡعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَـٰهًا ءَاخَرَۖ إِنِّی لَكُم مِّنۡهُ نَذِیرࣱ مُّبِینࣱ
﴿٥١﴾
E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.(51)
Tafseer:
كَذَ ٰلِكَ مَاۤ أَتَى ٱلَّذِینَ مِن قَبۡلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ
﴿٥٢﴾
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”(52)
Tafseer:
أَتَوَاصَوۡاْ بِهِۦۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمࣱ طَاغُونَ
﴿٥٣﴾
A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.(53)
Tafseer:
فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَمَاۤ أَنتَ بِمَلُومࣲ
﴿٥٤﴾
Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.(54)
Tafseer:
وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِینَ
﴿٥٥﴾
Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.(55)
Tafseer:
وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِیَعۡبُدُونِ
﴿٥٦﴾
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.(56)
Tafseer:
مَاۤ أُرِیدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقࣲ وَمَاۤ أُرِیدُ أَن یُطۡعِمُونِ
﴿٥٧﴾
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.(57)
Tafseer:
إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِینُ
﴿٥٨﴾
All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.(58)
Tafseer:
فَإِنَّ لِلَّذِینَ ظَلَمُواْ ذَنُوبࣰا مِّثۡلَ ذَنُوبِ أَصۡحَـٰبِهِمۡ فَلَا یَسۡتَعۡجِلُونِ
﴿٥٩﴾
S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.(59)
Tafseer:
فَوَیۡلࣱ لِّلَّذِینَ كَفَرُواْ مِن یَوۡمِهِمُ ٱلَّذِی یُوعَدُونَ
﴿٦٠﴾
Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!(60)
Tafseer: