This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Vakia.
إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ
﴿١﴾
Kur të ndodhë Ngjarja (Kiameti),(1)
Tafseer:
لَیۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ
﴿٢﴾
ardhjen e saj askush nuk do ta mohojë.(2)
Tafseer:
خَافِضَةࣱ رَّافِعَةٌ
﴿٣﴾
Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.(3)
Tafseer:
إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجࣰّا
﴿٤﴾
Kur Toka të dridhet fuqishëm,(4)
Tafseer:
وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسࣰّا
﴿٥﴾
malet të thërrmohen copë-copë(5)
Tafseer:
فَكَانَتۡ هَبَاۤءࣰ مُّنۢبَثࣰّا
﴿٦﴾
e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë,(6)
Tafseer:
وَكُنتُمۡ أَزۡوَ ٰجࣰا ثَلَـٰثَةࣰ
﴿٧﴾
ju, (o njerëz) do të ndaheni në tri grupe:(7)
Tafseer:
فَأَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَیۡمَنَةِ مَاۤ أَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَیۡمَنَةِ
﴿٨﴾
njerëzit e së djathtës[353] - sa të nderuar do të jenë fatlumët!
[353] Këta janë njerëzit që do t’u jepet libri i veprave nga ana e djathtë.
(8)Tafseer:
وَأَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَاۤ أَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ
﴿٩﴾
njerëzit e së majtës[354] - sa të poshtëruar do të jenë fatkeqët!
[354] Këta janë njerëzit që do t’u jepet libri i veprave nga ana e majtë ose nga pas shpine.
(9)Tafseer:
وَٱلسَّـٰبِقُونَ ٱلسَّـٰبِقُونَ
﴿١٠﴾
dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet).(10)
Tafseer:
أُوْلَـٰۤىِٕكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ
﴿١١﴾
Ata janë të afërtit (tek Allahu),(11)
Tafseer:
فِی جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِیمِ
﴿١٢﴾
në kopshtet e kënaqësisë.(12)
Tafseer:
ثُلَّةࣱ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِینَ
﴿١٣﴾
Shumica e tyre janë prej të lashtëve,(13)
Tafseer:
وَقَلِیلࣱ مِّنَ ٱلۡـَٔاخِرِینَ
﴿١٤﴾
ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.(14)
Tafseer:
عَلَىٰ سُرُرࣲ مَّوۡضُونَةࣲ
﴿١٥﴾
Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar,(15)
Tafseer:
مُّتَّكِـِٔینَ عَلَیۡهَا مُتَقَـٰبِلِینَ
﴿١٦﴾
të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.(16)
Tafseer:
یَطُوفُ عَلَیۡهِمۡ وِلۡدَ ٰنࣱ مُّخَلَّدُونَ
﴿١٧﴾
Do t’u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,(17)
Tafseer:
بِأَكۡوَابࣲ وَأَبَارِیقَ وَكَأۡسࣲ مِّن مَّعِینࣲ
﴿١٨﴾
me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh(18)
Tafseer:
لَّا یُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا یُنزِفُونَ
﴿١٩﴾
e prej së cilës nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja,(19)
Tafseer:
وَفَـٰكِهَةࣲ مِّمَّا یَتَخَیَّرُونَ
﴿٢٠﴾
e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë(20)
Tafseer:
وَلَحۡمِ طَیۡرࣲ مِّمَّا یَشۡتَهُونَ
﴿٢١﴾
dhe mish shpendësh që ua ka ënda.(21)
Tafseer:
وَحُورٌ عِینࣱ
﴿٢٢﴾
Për ata ka edhe hyri symëdha,(22)
Tafseer:
كَأَمۡثَـٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ
﴿٢٣﴾
të ngjashme me margaritarët e ruajtur,(23)
Tafseer:
جَزَاۤءَۢ بِمَا كَانُواْ یَعۡمَلُونَ
﴿٢٤﴾
si shpërblim për atë që kanë punuar.(24)
Tafseer:
لَا یَسۡمَعُونَ فِیهَا لَغۡوࣰا وَلَا تَأۡثِیمًا
﴿٢٥﴾
Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,(25)
Tafseer:
إِلَّا قِیلࣰا سَلَـٰمࣰا سَلَـٰمࣰا
﴿٢٦﴾
por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!(26)
Tafseer:
وَأَصۡحَـٰبُ ٱلۡیَمِینِ مَاۤ أَصۡحَـٰبُ ٱلۡیَمِینِ
﴿٢٧﴾
E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!(27)
Tafseer:
فِی سِدۡرࣲ مَّخۡضُودࣲ
﴿٢٨﴾
Ata do të qëndrojnë në mes të lotusëve pa gjemba(28)
Tafseer:
وَطَلۡحࣲ مَّنضُودࣲ
﴿٢٩﴾
dhe bananeve të mbushura me fruta,(29)
Tafseer:
وَظِلࣲّ مَّمۡدُودࣲ
﴿٣٠﴾
nën hije të gjera,(30)
Tafseer:
وَمَاۤءࣲ مَّسۡكُوبࣲ
﴿٣١﴾
pranë një uji rrjedhës,(31)
Tafseer:
وَفَـٰكِهَةࣲ كَثِیرَةࣲ
﴿٣٢﴾
dhe mes frutave të llojllojshme,(32)
Tafseer:
لَّا مَقۡطُوعَةࣲ وَلَا مَمۡنُوعَةࣲ
﴿٣٣﴾
të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara;(33)
Tafseer:
وَفُرُشࣲ مَّرۡفُوعَةٍ
﴿٣٤﴾
dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyritë),(34)
Tafseer:
إِنَّاۤ أَنشَأۡنَـٰهُنَّ إِنشَاۤءࣰ
﴿٣٥﴾
të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura),(35)
Tafseer:
فَجَعَلۡنَـٰهُنَّ أَبۡكَارًا
﴿٣٦﴾
dhe i kemi bërë ato virgjëresha,(36)
Tafseer:
عُرُبًا أَتۡرَابࣰا
﴿٣٧﴾
të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,(37)
Tafseer:
لِّأَصۡحَـٰبِ ٱلۡیَمِینِ
﴿٣٨﴾
për njerëzit e së djathtës.(38)
Tafseer:
ثُلَّةࣱ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِینَ
﴿٣٩﴾
Janë shumë nga të lashtët(39)
Tafseer:
وَثُلَّةࣱ مِّنَ ٱلۡـَٔاخِرِینَ
﴿٤٠﴾
e shumë edhe nga të mëvonshmit.(40)
Tafseer:
وَأَصۡحَـٰبُ ٱلشِّمَالِ مَاۤ أَصۡحَـٰبُ ٱلشِّمَالِ
﴿٤١﴾
Po njerëzit e së majtës – sa të poshtëruar janë fatkeqët!(41)
Tafseer:
فِی سَمُومࣲ وَحَمِیمࣲ
﴿٤٢﴾
Ata do të jenë në afshin përcëllues të zjarrit dhe ujit të valuar(42)
Tafseer:
وَظِلࣲّ مِّن یَحۡمُومࣲ
﴿٤٣﴾
dhe nën hijen e një tymi të zi,(43)
Tafseer:
لَّا بَارِدࣲ وَلَا كَرِیمٍ
﴿٤٤﴾
e cila nuk do të jetë as e freskët e as e këndshme.(44)
Tafseer:
إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَ ٰلِكَ مُتۡرَفِینَ
﴿٤٥﴾
Ata, para kësaj, jetonin në luks(45)
Tafseer:
وَكَانُواْ یُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِیمِ
﴿٤٦﴾
dhe në vazhdimësi bënin gjynahe të rënda[355],
[355] Veçanërisht idhujtari.
(46)Tafseer:
وَكَانُواْ یَقُولُونَ أَىِٕذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابࣰا وَعِظَـٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ
﴿٤٧﴾
duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, vërtet do të ringjallemi?!(47)
Tafseer:
أَوَءَابَاۤؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ
﴿٤٨﴾
Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”(48)
Tafseer:
قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِینَ وَٱلۡـَٔاخِرِینَ
﴿٤٩﴾
Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të mbramët,(49)
Tafseer:
لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِیقَـٰتِ یَوۡمࣲ مَّعۡلُومࣲ
﴿٥٠﴾
do të tubohen në një ditë të caktuar.(50)
Tafseer:
ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَیُّهَا ٱلضَّاۤلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ
﴿٥١﴾
Dhe atëherë ju, o jobesimtarë të humbur,(51)
Tafseer:
لَـَٔاكِلُونَ مِن شَجَرࣲ مِّن زَقُّومࣲ
﴿٥٢﴾
me siguri që do të hani nga pema e zekumit,(52)
Tafseer:
فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ
﴿٥٣﴾
me të cilën do të mbushni barkun.(53)
Tafseer:
فَشَـٰرِبُونَ عَلَیۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِیمِ
﴿٥٤﴾
Pastaj do të pini ujë të valuar,(54)
Tafseer:
فَشَـٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِیمِ
﴿٥٥﴾
madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.(55)
Tafseer:
هَـٰذَا نُزُلُهُمۡ یَوۡمَ ٱلدِّینِ
﴿٥٦﴾
Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!(56)
Tafseer:
نَحۡنُ خَلَقۡنَـٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ
﴿٥٧﴾
Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën?(57)
Tafseer:
أَفَرَءَیۡتُم مَّا تُمۡنُونَ
﴿٥٨﴾
A e keni parë farën që e hidhni?(58)
Tafseer:
ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥۤ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَـٰلِقُونَ
﴿٥٩﴾
A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj?(59)
Tafseer:
نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَیۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِینَ
﴿٦٠﴾
Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë(60)
Tafseer:
عَلَىٰۤ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَـٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِی مَا لَا تَعۡلَمُونَ
﴿٦١﴾
që t’jua ndryshojmë trajtën dhe t’ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes).(61)
Tafseer:
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ
﴿٦٢﴾
Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?!(62)
Tafseer:
أَفَرَءَیۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ
﴿٦٣﴾
A shihni atë që mbillni?(63)
Tafseer:
ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥۤ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّ ٰرِعُونَ
﴿٦٤﴾
Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj?(64)
Tafseer:
لَوۡ نَشَاۤءُ لَجَعَلۡنَـٰهُ حُطَـٰمࣰا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ
﴿٦٥﴾
Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni(65)
Tafseer:
إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ
﴿٦٦﴾
(e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar,(66)
Tafseer:
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ
﴿٦٧﴾
madje jemi krejt të privuar (nga furnizimi)!”(67)
Tafseer:
أَفَرَءَیۡتُمُ ٱلۡمَاۤءَ ٱلَّذِی تَشۡرَبُونَ
﴿٦٨﴾
A e shihni ujin që pini?(68)
Tafseer:
ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ
﴿٦٩﴾
Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?(69)
Tafseer:
لَوۡ نَشَاۤءُ جَعَلۡنَـٰهُ أُجَاجࣰا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ
﴿٧٠﴾
Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!(70)
Tafseer:
أَفَرَءَیۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِی تُورُونَ
﴿٧١﴾
A e shihni zjarrin që e ndizni?(71)
Tafseer:
ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَاۤ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ
﴿٧٢﴾
Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?!(72)
Tafseer:
نَحۡنُ جَعَلۡنَـٰهَا تَذۡكِرَةࣰ وَمَتَـٰعࣰا لِّلۡمُقۡوِینَ
﴿٧٣﴾
Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t’u sjellë dobi nevojtarëve,(73)
Tafseer:
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِیمِ
﴿٧٤﴾
prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!(74)
Tafseer:
۞ فَلَاۤ أُقۡسِمُ بِمَوَ ٰقِعِ ٱلنُّجُومِ
﴿٧٥﴾
Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,(75)
Tafseer:
وَإِنَّهُۥ لَقَسَمࣱ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِیمٌ
﴿٧٦﴾
- e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit(76)
Tafseer:
إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانࣱ كَرِیمࣱ
﴿٧٧﴾
se ky është vërtet një Kuran i nderuar,(77)
Tafseer:
فِی كِتَـٰبࣲ مَّكۡنُونࣲ
﴿٧٨﴾
në Librin e ruajtur.(78)
Tafseer:
لَّا یَمَسُّهُۥۤ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ
﴿٧٩﴾
Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastrit.(79)
Tafseer:
تَنزِیلࣱ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَـٰلَمِینَ
﴿٨٠﴾
Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.(80)
Tafseer:
أَفَبِهَـٰذَا ٱلۡحَدِیثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ
﴿٨١﴾
Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni(81)
Tafseer:
وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ
﴿٨٢﴾
dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!(82)
Tafseer:
فَلَوۡلَاۤ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ
﴿٨٣﴾
Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë(83)
Tafseer:
وَأَنتُمۡ حِینَىِٕذࣲ تَنظُرُونَ
﴿٨٤﴾
para syve tuaj,(84)
Tafseer:
وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَیۡهِ مِنكُمۡ وَلَـٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ
﴿٨٥﴾
- ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re(85)
Tafseer:
فَلَوۡلَاۤ إِن كُنتُمۡ غَیۡرَ مَدِینِینَ
﴿٨٦﴾
përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme),(86)
Tafseer:
تَرۡجِعُونَهَاۤ إِن كُنتُمۡ صَـٰدِقِینَ
﴿٨٧﴾
ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!(87)
Tafseer:
فَأَمَّاۤ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِینَ
﴿٨٨﴾
Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),(88)
Tafseer:
فَرَوۡحࣱ وَرَیۡحَانࣱ وَجَنَّتُ نَعِیمࣲ
﴿٨٩﴾
do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.(89)
Tafseer:
وَأَمَّاۤ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَـٰبِ ٱلۡیَمِینِ
﴿٩٠﴾
E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,(90)
Tafseer:
فَسَلَـٰمࣱ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَـٰبِ ٱلۡیَمِینِ
﴿٩١﴾
(ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.(91)
Tafseer:
وَأَمَّاۤ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِینَ ٱلضَّاۤلِّینَ
﴿٩٢﴾
Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,(92)
Tafseer:
فَنُزُلࣱ مِّنۡ حَمِیمࣲ
﴿٩٣﴾
ai do të gostitet me ujë të valuar(93)
Tafseer:
وَتَصۡلِیَةُ جَحِیمٍ
﴿٩٤﴾
dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).(94)
Tafseer:
إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡیَقِینِ
﴿٩٥﴾
Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.(95)
Tafseer:
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِیمِ
﴿٩٦﴾
Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!(96)
Tafseer: