Surah El Vakia

Shqip Translation96 Aya count
This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Vakia.
إِذَا وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ ﴿١﴾
E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).(1)
Tafseer:
لَیۡسَ لِوَقۡعَتِهَا كَاذِبَةٌ ﴿٢﴾
Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë.(2)
Tafseer:
خَافِضَةࣱ رَّافِعَةٌ ﴿٣﴾
Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).(3)
Tafseer:
إِذَا رُجَّتِ ٱلۡأَرۡضُ رَجࣰّا ﴿٤﴾
(ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.(4)
Tafseer:
وَبُسَّتِ ٱلۡجِبَالُ بَسࣰّا ﴿٥﴾
E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi.(5)
Tafseer:
فَكَانَتۡ هَبَاۤءࣰ مُّنۢبَثࣰّا ﴿٦﴾
E bëhen pluhur i shpërndarë.(6)
Tafseer:
وَكُنتُمۡ أَزۡوَ ٰ⁠جࣰا ثَلَـٰثَةࣰ ﴿٧﴾
Dhe ju të ndaheni në tri grupe.(7)
Tafseer:
فَأَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَیۡمَنَةِ مَاۤ أَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَیۡمَنَةِ ﴿٨﴾
E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?(8)
Tafseer:
وَأَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ مَاۤ أَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ ﴿٩﴾
Po të majtit, kush janë ata të majtit?(9)
Tafseer:
وَٱلسَّـٰبِقُونَ ٱلسَّـٰبِقُونَ ﴿١٠﴾
Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).(10)
Tafseer:
أُوْلَـٰۤىِٕكَ ٱلۡمُقَرَّبُونَ ﴿١١﴾
Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).(11)
Tafseer:
فِی جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِیمِ ﴿١٢﴾
Janë në Xhennetet e begatshme.(12)
Tafseer:
ثُلَّةࣱ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِینَ ﴿١٣﴾
(ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.(13)
Tafseer:
وَقَلِیلࣱ مِّنَ ٱلۡـَٔاخِرِینَ ﴿١٤﴾
E janë pak prej të mëvonshmëve.(14)
Tafseer:
عَلَىٰ سُرُرࣲ مَّوۡضُونَةࣲ ﴿١٥﴾
Janë në shtretër të qendisur me ar.(15)
Tafseer:
مُّتَّكِـِٔینَ عَلَیۡهَا مُتَقَـٰبِلِینَ ﴿١٦﴾
Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.(16)
Tafseer:
یَطُوفُ عَلَیۡهِمۡ وِلۡدَ ٰ⁠نࣱ مُّخَلَّدُونَ ﴿١٧﴾
Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.(17)
Tafseer:
بِأَكۡوَابࣲ وَأَبَارِیقَ وَكَأۡسࣲ مِّن مَّعِینࣲ ﴿١٨﴾
Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.(18)
Tafseer:
لَّا یُصَدَّعُونَ عَنۡهَا وَلَا یُنزِفُونَ ﴿١٩﴾
Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen.(19)
Tafseer:
وَفَـٰكِهَةࣲ مِّمَّا یَتَخَیَّرُونَ ﴿٢٠﴾
Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.(20)
Tafseer:
وَلَحۡمِ طَیۡرࣲ مِّمَّا یَشۡتَهُونَ ﴿٢١﴾
Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.(21)
Tafseer:
وَحُورٌ عِینࣱ ﴿٢٢﴾
Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.(22)
Tafseer:
كَأَمۡثَـٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ ﴿٢٣﴾
Si të ishim inxhi të ruajtura.(23)
Tafseer:
جَزَاۤءَۢ بِمَا كَانُواْ یَعۡمَلُونَ ﴿٢٤﴾
Shpërblim për atë, që ata punuan.(24)
Tafseer:
لَا یَسۡمَعُونَ فِیهَا لَغۡوࣰا وَلَا تَأۡثِیمًا ﴿٢٥﴾
Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).(25)
Tafseer:
إِلَّا قِیلࣰا سَلَـٰمࣰا سَلَـٰمࣰا ﴿٢٦﴾
Vetëm thënie: selam pas selami.(26)
Tafseer:
وَأَصۡحَـٰبُ ٱلۡیَمِینِ مَاۤ أَصۡحَـٰبُ ٱلۡیَمِینِ ﴿٢٧﴾
E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?(27)
Tafseer:
فِی سِدۡرࣲ مَّخۡضُودࣲ ﴿٢٨﴾
Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).(28)
Tafseer:
وَطَلۡحࣲ مَّنضُودࣲ ﴿٢٩﴾
Të bananeve me fruta palë-palë.(29)
Tafseer:
وَظِلࣲّ مَّمۡدُودࣲ ﴿٣٠﴾
Nën hije të përhershme.(30)
Tafseer:
وَمَاۤءࣲ مَّسۡكُوبࣲ ﴿٣١﴾
Pranë ujit rrjedhës.(31)
Tafseer:
وَفَـٰكِهَةࣲ كَثِیرَةࣲ ﴿٣٢﴾
Edhe ndër pemë shumë llojesh.(32)
Tafseer:
لَّا مَقۡطُوعَةࣲ وَلَا مَمۡنُوعَةࣲ ﴿٣٣﴾
Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.(33)
Tafseer:
وَفُرُشࣲ مَّرۡفُوعَةٍ ﴿٣٤﴾
Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).(34)
Tafseer:
إِنَّاۤ أَنشَأۡنَـٰهُنَّ إِنشَاۤءࣰ ﴿٣٥﴾
Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).(35)
Tafseer:
فَجَعَلۡنَـٰهُنَّ أَبۡكَارًا ﴿٣٦﴾
Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.(36)
Tafseer:
عُرُبًا أَتۡرَابࣰا ﴿٣٧﴾
Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.(37)
Tafseer:
لِّأَصۡحَـٰبِ ٱلۡیَمِینِ ﴿٣٨﴾
(Ato janë) për ata të djathtët.(38)
Tafseer:
ثُلَّةࣱ مِّنَ ٱلۡأَوَّلِینَ ﴿٣٩﴾
(Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).(39)
Tafseer:
وَثُلَّةࣱ مِّنَ ٱلۡـَٔاخِرِینَ ﴿٤٠﴾
Janë shmë nga më të vonshmit.(40)
Tafseer:
وَأَصۡحَـٰبُ ٱلشِّمَالِ مَاۤ أَصۡحَـٰبُ ٱلشِّمَالِ ﴿٤١﴾
E të majtit, ç’është puna e të majtëve?(41)
Tafseer:
فِی سَمُومࣲ وَحَمِیمࣲ ﴿٤٢﴾
Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.(42)
Tafseer:
وَظِلࣲّ مِّن یَحۡمُومࣲ ﴿٤٣﴾
Dhe në errësirë tymi.(43)
Tafseer:
لَّا بَارِدࣲ وَلَا كَرِیمٍ ﴿٤٤﴾
As e freskët e as e këndshme.(44)
Tafseer:
إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَ ٰ⁠لِكَ مُتۡرَفِینَ ﴿٤٥﴾
Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).(45)
Tafseer:
وَكَانُواْ یُصِرُّونَ عَلَى ٱلۡحِنثِ ٱلۡعَظِیمِ ﴿٤٦﴾
Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh.(46)
Tafseer:
وَكَانُواْ یَقُولُونَ أَىِٕذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابࣰا وَعِظَـٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ ﴿٤٧﴾
Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?(47)
Tafseer:
أَوَءَابَاۤؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ ﴿٤٨﴾
A edhe prindërit tanë të hershëm?(48)
Tafseer:
قُلۡ إِنَّ ٱلۡأَوَّلِینَ وَٱلۡـَٔاخِرِینَ ﴿٤٩﴾
Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!”(49)
Tafseer:
لَمَجۡمُوعُونَ إِلَىٰ مِیقَـٰتِ یَوۡمࣲ مَّعۡلُومࣲ ﴿٥٠﴾
Kemi për t’u tubuar në një ditë të caktuar!(50)
Tafseer:
ثُمَّ إِنَّكُمۡ أَیُّهَا ٱلضَّاۤلُّونَ ٱلۡمُكَذِّبُونَ ﴿٥١﴾
Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!(51)
Tafseer:
لَـَٔاكِلُونَ مِن شَجَرࣲ مِّن زَقُّومࣲ ﴿٥٢﴾
Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!(52)
Tafseer:
فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ ﴿٥٣﴾
Prej saj keni për t’i mbushur barqet!(53)
Tafseer:
فَشَـٰرِبُونَ عَلَیۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِیمِ ﴿٥٤﴾
E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar!(54)
Tafseer:
فَشَـٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِیمِ ﴿٥٥﴾
Do të pini si deveja e etshme!”(55)
Tafseer:
هَـٰذَا نُزُلُهُمۡ یَوۡمَ ٱلدِّینِ ﴿٥٦﴾
Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.(56)
Tafseer:
نَحۡنُ خَلَقۡنَـٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ ﴿٥٧﴾
Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?(57)
Tafseer:
أَفَرَءَیۡتُم مَّا تُمۡنُونَ ﴿٥٨﴾
A më tregoni për farën që e dredhni,(58)
Tafseer:
ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥۤ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَـٰلِقُونَ ﴿٥٩﴾
A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?(59)
Tafseer:
نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَیۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِینَ ﴿٦٠﴾
Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.(60)
Tafseer:
عَلَىٰۤ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَـٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِی مَا لَا تَعۡلَمُونَ ﴿٦١﴾
Që t’ju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.(61)
Tafseer:
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ ﴿٦٢﴾
Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.(62)
Tafseer:
أَفَرَءَیۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ ﴿٦٣﴾
A nuk e shihni atë që e mblidhni?(63)
Tafseer:
ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥۤ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّ ٰ⁠رِعُونَ ﴿٦٤﴾
A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?(64)
Tafseer:
لَوۡ نَشَاۤءُ لَجَعَلۡنَـٰهُ حُطَـٰمࣰا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ ﴿٦٥﴾
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).(65)
Tafseer:
إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ ﴿٦٦﴾
S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.(66)
Tafseer:
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ ﴿٦٧﴾
Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).(67)
Tafseer:
أَفَرَءَیۡتُمُ ٱلۡمَاۤءَ ٱلَّذِی تَشۡرَبُونَ ﴿٦٨﴾
A e shihni ujin që po e pini?(68)
Tafseer:
ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ ﴿٦٩﴾
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?(69)
Tafseer:
لَوۡ نَشَاۤءُ جَعَلۡنَـٰهُ أُجَاجࣰا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ ﴿٧٠﴾
Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?(70)
Tafseer:
أَفَرَءَیۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِی تُورُونَ ﴿٧١﴾
A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?(71)
Tafseer:
ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَاۤ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ ﴿٧٢﴾
A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?(72)
Tafseer:
نَحۡنُ جَعَلۡنَـٰهَا تَذۡكِرَةࣰ وَمَتَـٰعࣰا لِّلۡمُقۡوِینَ ﴿٧٣﴾
Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).(73)
Tafseer:
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِیمِ ﴿٧٤﴾
Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.(74)
Tafseer:
۞ فَلَاۤ أُقۡسِمُ بِمَوَ ٰ⁠قِعِ ٱلنُّجُومِ ﴿٧٥﴾
Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve.(75)
Tafseer:
وَإِنَّهُۥ لَقَسَمࣱ لَّوۡ تَعۡلَمُونَ عَظِیمٌ ﴿٧٦﴾
E ai është betim imadh, sikur ta dini!(76)
Tafseer:
إِنَّهُۥ لَقُرۡءَانࣱ كَرِیمࣱ ﴿٧٧﴾
Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm.(77)
Tafseer:
فِی كِتَـٰبࣲ مَّكۡنُونࣲ ﴿٧٨﴾
Është në një libër të ruajtur.(78)
Tafseer:
لَّا یَمَسُّهُۥۤ إِلَّا ٱلۡمُطَهَّرُونَ ﴿٧٩﴾
Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).(79)
Tafseer:
تَنزِیلࣱ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَـٰلَمِینَ ﴿٨٠﴾
Është i zbritur prej Zotit të botëve.(80)
Tafseer:
أَفَبِهَـٰذَا ٱلۡحَدِیثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ ﴿٨١﴾
A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni.(81)
Tafseer:
وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ ﴿٨٢﴾
Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.(82)
Tafseer:
فَلَوۡلَاۤ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ ﴿٨٣﴾
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt.(83)
Tafseer:
وَأَنتُمۡ حِینَىِٕذࣲ تَنظُرُونَ ﴿٨٤﴾
E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet).(84)
Tafseer:
وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَیۡهِ مِنكُمۡ وَلَـٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ ﴿٨٥﴾
E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni.(85)
Tafseer:
فَلَوۡلَاۤ إِن كُنتُمۡ غَیۡرَ مَدِینِینَ ﴿٨٦﴾
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),(86)
Tafseer:
تَرۡجِعُونَهَاۤ إِن كُنتُمۡ صَـٰدِقِینَ ﴿٨٧﴾
(Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).(87)
Tafseer:
فَأَمَّاۤ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِینَ ﴿٨٨﴾
E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit).(88)
Tafseer:
فَرَوۡحࣱ وَرَیۡحَانࣱ وَجَنَّتُ نَعِیمࣲ ﴿٨٩﴾
Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm.(89)
Tafseer:
وَأَمَّاۤ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَـٰبِ ٱلۡیَمِینِ ﴿٩٠﴾
Po në qoftë se është nga të djathtët?(90)
Tafseer:
فَسَلَـٰمࣱ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَـٰبِ ٱلۡیَمِینِ ﴿٩١﴾
Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet).(91)
Tafseer:
وَأَمَّاۤ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِینَ ٱلضَّاۤلِّینَ ﴿٩٢﴾
E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,(92)
Tafseer:
فَنُزُلࣱ مِّنۡ حَمِیمࣲ ﴿٩٣﴾
Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.(93)
Tafseer:
وَتَصۡلِیَةُ جَحِیمٍ ﴿٩٤﴾
Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.(94)
Tafseer:
إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡیَقِینِ ﴿٩٥﴾
E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.(95)
Tafseer:
فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِیمِ ﴿٩٦﴾
Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar(96)
Tafseer: