This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah Nuh.
إِنَّاۤ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦۤ أَنۡ أَنذِرۡ قَوۡمَكَ مِن قَبۡلِ أَن یَأۡتِیَهُمۡ عَذَابٌ أَلِیمࣱ
﴿١﴾
Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!”(1)
Tafseer:
قَالَ یَـٰقَوۡمِ إِنِّی لَكُمۡ نَذِیرࣱ مُّبِینٌ
﴿٢﴾
Ai tha: “O populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë.(2)
Tafseer:
أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱتَّقُوهُ وَأَطِیعُونِ
﴿٣﴾
Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.(3)
Tafseer:
یَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَیُؤَخِّرۡكُمۡ إِلَىٰۤ أَجَلࣲ مُّسَمًّىۚ إِنَّ أَجَلَ ٱللَّهِ إِذَا جَاۤءَ لَا یُؤَخَّرُۚ لَوۡ كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ
﴿٤﴾
Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”.(4)
Tafseer:
قَالَ رَبِّ إِنِّی دَعَوۡتُ قَوۡمِی لَیۡلࣰا وَنَهَارࣰا
﴿٥﴾
Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.(5)
Tafseer:
فَلَمۡ یَزِدۡهُمۡ دُعَاۤءِیۤ إِلَّا فِرَارࣰا
﴿٦﴾
Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.(6)
Tafseer:
وَإِنِّی كُلَّمَا دَعَوۡتُهُمۡ لِتَغۡفِرَ لَهُمۡ جَعَلُوۤاْ أَصَـٰبِعَهُمۡ فِیۤ ءَاذَانِهِمۡ وَٱسۡتَغۡشَوۡاْ ثِیَابَهُمۡ وَأَصَرُّواْ وَٱسۡتَكۡبَرُواْ ٱسۡتِكۡبَارࣰا
﴿٧﴾
Dhe sa herë që unë i thirritja ata për t’u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.(7)
Tafseer:
ثُمَّ إِنِّی دَعَوۡتُهُمۡ جِهَارࣰا
﴿٨﴾
Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.(8)
Tafseer:
ثُمَّ إِنِّیۤ أَعۡلَنتُ لَهُمۡ وَأَسۡرَرۡتُ لَهُمۡ إِسۡرَارࣰا
﴿٩﴾
Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”.(9)
Tafseer:
فَقُلۡتُ ٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ إِنَّهُۥ كَانَ غَفَّارࣰا
﴿١٠﴾
Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;(10)
Tafseer:
یُرۡسِلِ ٱلسَّمَاۤءَ عَلَیۡكُم مِّدۡرَارࣰا
﴿١١﴾
Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,(11)
Tafseer:
وَیُمۡدِدۡكُم بِأَمۡوَ ٰلࣲ وَبَنِینَ وَیَجۡعَل لَّكُمۡ جَنَّـٰتࣲ وَیَجۡعَل لَّكُمۡ أَنۡهَـٰرࣰا
﴿١٢﴾
Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.(12)
Tafseer:
مَّا لَكُمۡ لَا تَرۡجُونَ لِلَّهِ وَقَارࣰا
﴿١٣﴾
ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?(13)
Tafseer:
وَقَدۡ خَلَقَكُمۡ أَطۡوَارًا
﴿١٤﴾
Kur Ai ju krijoi në disa etapa.(14)
Tafseer:
أَلَمۡ تَرَوۡاْ كَیۡفَ خَلَقَ ٱللَّهُ سَبۡعَ سَمَـٰوَ ٰتࣲ طِبَاقࣰا
﴿١٥﴾
A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).(15)
Tafseer:
وَجَعَلَ ٱلۡقَمَرَ فِیهِنَّ نُورࣰا وَجَعَلَ ٱلشَّمۡسَ سِرَاجࣰا
﴿١٦﴾
Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.(16)
Tafseer:
وَٱللَّهُ أَنۢبَتَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ نَبَاتࣰا
﴿١٧﴾
Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.(17)
Tafseer:
ثُمَّ یُعِیدُكُمۡ فِیهَا وَیُخۡرِجُكُمۡ إِخۡرَاجࣰا
﴿١٨﴾
Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.(18)
Tafseer:
وَٱللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ بِسَاطࣰا
﴿١٩﴾
All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.(19)
Tafseer:
لِّتَسۡلُكُواْ مِنۡهَا سُبُلࣰا فِجَاجࣰا
﴿٢٠﴾
Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”.(20)
Tafseer:
قَالَ نُوحࣱ رَّبِّ إِنَّهُمۡ عَصَوۡنِی وَٱتَّبَعُواْ مَن لَّمۡ یَزِدۡهُ مَالُهُۥ وَوَلَدُهُۥۤ إِلَّا خَسَارࣰا
﴿٢١﴾
Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.(21)
Tafseer:
وَمَكَرُواْ مَكۡرࣰا كُبَّارࣰا
﴿٢٢﴾
Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”.(22)
Tafseer:
وَقَالُواْ لَا تَذَرُنَّ ءَالِهَتَكُمۡ وَلَا تَذَرُنَّ وَدࣰّا وَلَا سُوَاعࣰا وَلَا یَغُوثَ وَیَعُوقَ وَنَسۡرࣰا
﴿٢٣﴾
Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.(23)
Tafseer:
وَقَدۡ أَضَلُّواْ كَثِیرࣰاۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّـٰلِمِینَ إِلَّا ضَلَـٰلࣰا
﴿٢٤﴾
Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.(24)
Tafseer:
مِّمَّا خَطِیۤـَٔـٰتِهِمۡ أُغۡرِقُواْ فَأُدۡخِلُواْ نَارࣰا فَلَمۡ یَجِدُواْ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَنصَارࣰا
﴿٢٥﴾
Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.(25)
Tafseer:
وَقَالَ نُوحࣱ رَّبِّ لَا تَذَرۡ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ مِنَ ٱلۡكَـٰفِرِینَ دَیَّارًا
﴿٢٦﴾
E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!(26)
Tafseer:
إِنَّكَ إِن تَذَرۡهُمۡ یُضِلُّواْ عِبَادَكَ وَلَا یَلِدُوۤاْ إِلَّا فَاجِرࣰا كَفَّارࣰا
﴿٢٧﴾
Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.(27)
Tafseer:
رَّبِّ ٱغۡفِرۡ لِی وَلِوَ ٰلِدَیَّ وَلِمَن دَخَلَ بَیۡتِیَ مُؤۡمِنࣰا وَلِلۡمُؤۡمِنِینَ وَٱلۡمُؤۡمِنَـٰتِۖ وَلَا تَزِدِ ٱلظَّـٰلِمِینَ إِلَّا تَبَارَۢا
﴿٢٨﴾
Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”.(28)
Tafseer: