This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Kijame.
لَاۤ أُقۡسِمُ بِیَوۡمِ ٱلۡقِیَـٰمَةِ
﴿١﴾
Betohem në Ditën e Kiametit!(1)
Tafseer:
وَلَاۤ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ
﴿٢﴾
Betohem në shpirtin qortues!(2)
Tafseer:
أَیَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَـٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ
﴿٣﴾
A mendon njeriu se nuk do të mund t’i mbledhim eshtrat e tij?!(3)
Tafseer:
بَلَىٰ قَـٰدِرِینَ عَلَىٰۤ أَن نُّسَوِّیَ بَنَانَهُۥ
﴿٤﴾
Po, si jo! Ne jemi të Zotë t’ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.(4)
Tafseer:
بَلۡ یُرِیدُ ٱلۡإِنسَـٰنُ لِیَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ
﴿٥﴾
Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë(5)
Tafseer:
یَسۡـَٔلُ أَیَّانَ یَوۡمُ ٱلۡقِیَـٰمَةِ
﴿٦﴾
dhe pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”(6)
Tafseer:
فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ
﴿٧﴾
Por, kur sytë t’i verbohen(7)
Tafseer:
وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ
﴿٨﴾
dhe të zihet Hëna(8)
Tafseer:
وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ
﴿٩﴾
dhe Dielli e Hëna të bashkohen,(9)
Tafseer:
یَقُولُ ٱلۡإِنسَـٰنُ یَوۡمَىِٕذٍ أَیۡنَ ٱلۡمَفَرُّ
﴿١٠﴾
atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?”(10)
Tafseer:
كَلَّا لَا وَزَرَ
﴿١١﴾
Askund! S’ka strehë!(11)
Tafseer:
إِلَىٰ رَبِّكَ یَوۡمَىِٕذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ
﴿١٢﴾
Atë ditë, streha është te Zoti yt.(12)
Tafseer:
یُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَـٰنُ یَوۡمَىِٕذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ
﴿١٣﴾
Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.(13)
Tafseer:
بَلِ ٱلۡإِنسَـٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِیرَةࣱ
﴿١٤﴾
Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes,(14)
Tafseer:
وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِیرَهُۥ
﴿١٥﴾
edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.(15)
Tafseer:
لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦۤ
﴿١٦﴾
Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde![382]
[382] Në fillimet e Shpalljes Hyjnore, Profeti (a.s.) ishte shumë i shqetësuar se nuk do të mbante dot mend atë që i përcillte Xhebraili (a.s.). Për këtë arsye, ai nxitonte të recitonte menjëherë pas tij pjesët e shpallura, duke humbur përqendrimin për pjesët që do t’i shpalleshin akoma.
(16)Tafseer:
إِنَّ عَلَیۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ
﴿١٧﴾
Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.(17)
Tafseer:
فَإِذَا قَرَأۡنَـٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ
﴿١٨﴾
Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!(18)
Tafseer:
ثُمَّ إِنَّ عَلَیۡنَا بَیَانَهُۥ
﴿١٩﴾
Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.(19)
Tafseer:
كَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ
﴿٢٠﴾
Por ju doni këtë jetë (kalimtare)(20)
Tafseer:
وَتَذَرُونَ ٱلۡـَٔاخِرَةَ
﴿٢١﴾
e për jetën tjetër nuk kujtoheni!(21)
Tafseer:
وُجُوهࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ نَّاضِرَةٌ
﴿٢٢﴾
Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë(22)
Tafseer:
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةࣱ
﴿٢٣﴾
dhe Zotin e tyre do të shohin.(23)
Tafseer:
وَوُجُوهࣱ یَوۡمَىِٕذِۭ بَاسِرَةࣱ
﴿٢٤﴾
Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta,(24)
Tafseer:
تَظُنُّ أَن یُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةࣱ
﴿٢٥﴾
duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes.(25)
Tafseer:
كَلَّاۤ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِیَ
﴿٢٦﴾
Por, kur shpirti të vijë në grykë(26)
Tafseer:
وَقِیلَ مَنۡۜ رَاقࣲ
﴿٢٧﴾
e të thërrasin “A ka shërues”,(27)
Tafseer:
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ
﴿٢٨﴾
atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes(28)
Tafseer:
وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ
﴿٢٩﴾
dhe këmbët do të ngrijnë[383].
[383] Fjalë për fjalë: “Kur këmba të bashkohet me këmbën”, d.m.th. ashpërsia e çastit të vdekjes me ashpërsinë e asaj që vjen më pas.
(29)Tafseer:
إِلَىٰ رَبِّكَ یَوۡمَىِٕذٍ ٱلۡمَسَاقُ
﴿٣٠﴾
Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.(30)
Tafseer:
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ
﴿٣١﴾
Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal,(31)
Tafseer:
وَلَـٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
﴿٣٢﴾
por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,(32)
Tafseer:
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰۤ أَهۡلِهِۦ یَتَمَطَّىٰۤ
﴿٣٣﴾
e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.(33)
Tafseer:
أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ
﴿٣٤﴾
Mjerë për ty! Mjerë për ty!(34)
Tafseer:
ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰۤ
﴿٣٥﴾
Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!(35)
Tafseer:
أَیَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَـٰنُ أَن یُتۡرَكَ سُدًى
﴿٣٦﴾
Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?(36)
Tafseer:
أَلَمۡ یَكُ نُطۡفَةࣰ مِّن مَّنِیࣲّ یُمۡنَىٰ
﴿٣٧﴾
A s’ka qenë një pikë fare që derdhej,(37)
Tafseer:
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةࣰ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ
﴿٣٨﴾
pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krijoi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,(38)
Tafseer:
فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَیۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰۤ
﴿٣٩﴾
e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!(39)
Tafseer:
أَلَیۡسَ ذَ ٰلِكَ بِقَـٰدِرٍ عَلَىٰۤ أَن یُحۡـِۧیَ ٱلۡمَوۡتَىٰ
﴿٤٠﴾
Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t’i ngjallë të vdekurit?!(40)
Tafseer: