This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Kijame.
لَاۤ أُقۡسِمُ بِیَوۡمِ ٱلۡقِیَـٰمَةِ
﴿١﴾
Betohem në ditën e kijametit;(1)
Tafseer:
وَلَاۤ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ
﴿٢﴾
Betohem në shpirtin që është shumë qortues!(2)
Tafseer:
أَیَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَـٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ
﴿٣﴾
A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?(3)
Tafseer:
بَلَىٰ قَـٰدِرِینَ عَلَىٰۤ أَن نُّسَوِّیَ بَنَانَهُۥ
﴿٤﴾
Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!(4)
Tafseer:
بَلۡ یُرِیدُ ٱلۡإِنسَـٰنُ لِیَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ
﴿٥﴾
Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.(5)
Tafseer:
یَسۡـَٔلُ أَیَّانَ یَوۡمُ ٱلۡقِیَـٰمَةِ
﴿٦﴾
Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?”(6)
Tafseer:
فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ
﴿٧﴾
E, kur të merren sytë (të parët)?(7)
Tafseer:
وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ
﴿٨﴾
E të zëhet hëna (errësohet),(8)
Tafseer:
وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ
﴿٩﴾
Dhe të bashkohet dielli e hëna.(9)
Tafseer:
یَقُولُ ٱلۡإِنسَـٰنُ یَوۡمَىِٕذٍ أَیۡنَ ٱلۡمَفَرُّ
﴿١٠﴾
Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!”(10)
Tafseer:
كَلَّا لَا وَزَرَ
﴿١١﴾
Jo, nuk ka strehim!(11)
Tafseer:
إِلَىٰ رَبِّكَ یَوۡمَىِٕذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ
﴿١٢﴾
Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!(12)
Tafseer:
یُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَـٰنُ یَوۡمَىِٕذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ
﴿١٣﴾
Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.(13)
Tafseer:
بَلِ ٱلۡإِنسَـٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِیرَةࣱ
﴿١٤﴾
Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.(14)
Tafseer:
وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِیرَهُۥ
﴿١٥﴾
Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.(15)
Tafseer:
لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦۤ
﴿١٦﴾
Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!(16)
Tafseer:
إِنَّ عَلَیۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ
﴿١٧﴾
Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!(17)
Tafseer:
فَإِذَا قَرَأۡنَـٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ
﴿١٨﴾
E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.(18)
Tafseer:
ثُمَّ إِنَّ عَلَیۡنَا بَیَانَهُۥ
﴿١٩﴾
Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.(19)
Tafseer:
كَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ
﴿٢٠﴾
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).(20)
Tafseer:
وَتَذَرُونَ ٱلۡـَٔاخِرَةَ
﴿٢١﴾
Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).(21)
Tafseer:
وُجُوهࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ نَّاضِرَةٌ
﴿٢٢﴾
Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).(22)
Tafseer:
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةࣱ
﴿٢٣﴾
Që Zotin e tyre e shikojnë.(23)
Tafseer:
وَوُجُوهࣱ یَوۡمَىِٕذِۭ بَاسِرَةࣱ
﴿٢٤﴾
Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.(24)
Tafseer:
تَظُنُّ أَن یُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةࣱ
﴿٢٥﴾
Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).(25)
Tafseer:
كَلَّاۤ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِیَ
﴿٢٦﴾
Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),(26)
Tafseer:
وَقِیلَ مَنۡۜ رَاقࣲ
﴿٢٧﴾
Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?”(27)
Tafseer:
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ
﴿٢٨﴾
Dhe ai bindet se ai po ndahet.(28)
Tafseer:
وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ
﴿٢٩﴾
E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).(29)
Tafseer:
إِلَىٰ رَبِّكَ یَوۡمَىِٕذٍ ٱلۡمَسَاقُ
﴿٣٠﴾
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.(30)
Tafseer:
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ
﴿٣١﴾
E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.(31)
Tafseer:
وَلَـٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
﴿٣٢﴾
Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.(32)
Tafseer:
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰۤ أَهۡلِهِۦ یَتَمَطَّىٰۤ
﴿٣٣﴾
Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.(33)
Tafseer:
أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ
﴿٣٤﴾
Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri).(34)
Tafseer:
ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰۤ
﴿٣٥﴾
Edhe nje herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë!(35)
Tafseer:
أَیَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَـٰنُ أَن یُتۡرَكَ سُدًى
﴿٣٦﴾
A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).(36)
Tafseer:
أَلَمۡ یَكُ نُطۡفَةࣰ مِّن مَّنِیࣲّ یُمۡنَىٰ
﴿٣٧﴾
A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet.(37)
Tafseer:
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةࣰ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ
﴿٣٨﴾
E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?(38)
Tafseer:
فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَیۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰۤ
﴿٣٩﴾
Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.(39)
Tafseer:
أَلَیۡسَ ذَ ٰلِكَ بِقَـٰدِرٍ عَلَىٰۤ أَن یُحۡـِۧیَ ٱلۡمَوۡتَىٰ
﴿٤٠﴾
A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?(40)
Tafseer: