This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Murselat.
وَٱلۡمُرۡسَلَـٰتِ عُرۡفࣰا
﴿١﴾
Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës,[388]
[388] Komentuesit e Kuranit nuk kanë rënë dakord se kujt i referohet përemri “ato” në vargjet 1-6. Shumica e tyre thonë se bëhet fjalë për erërat. Disa thonë se janë engjëjt dhe të tjerë thonë se bëhet fjalë për vargjet e Kuranit. Të gjitha këto interpretime janë të besueshme dhe nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Kështu, vargjet 1-3 u referohen erërave, vargu 4 u referohet vargjeve kuranore, që ndajnë të vërtetën nga e pavërteta, kurse vargjet 5-6, engjëjve.
(1)Tafseer:
فَٱلۡعَـٰصِفَـٰتِ عَصۡفࣰا
﴿٢﴾
për ato që shpejtojnë shtrëngatën,(2)
Tafseer:
وَٱلنَّـٰشِرَ ٰتِ نَشۡرࣰا
﴿٣﴾
për ato që shpërndajnë shiun,(3)
Tafseer:
فَٱلۡفَـٰرِقَـٰتِ فَرۡقࣰا
﴿٤﴾
për ato që ndajnë saktësisht(4)
Tafseer:
فَٱلۡمُلۡقِیَـٰتِ ذِكۡرًا
﴿٥﴾
dhe për ato që përcjellin këshilla,(5)
Tafseer:
عُذۡرًا أَوۡ نُذۡرًا
﴿٦﴾
si shfajësim apo paralajmërim!(6)
Tafseer:
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَ ٰقِعࣱ
﴿٧﴾
Në të vërtetë, ajo që ju është premtuar, do të bëhet!(7)
Tafseer:
فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتۡ
﴿٨﴾
Kur yjet të shuhen(8)
Tafseer:
وَإِذَا ٱلسَّمَاۤءُ فُرِجَتۡ
﴿٩﴾
dhe, kur qielli të çahet(9)
Tafseer:
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ نُسِفَتۡ
﴿١٠﴾
dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur(10)
Tafseer:
وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتۡ
﴿١١﴾
dhe, kur të dërguarit të tubohen në kohën e caktuar(11)
Tafseer:
لِأَیِّ یَوۡمٍ أُجِّلَتۡ
﴿١٢﴾
- në cilën ditë do të ndodhin të gjitha këto?(12)
Tafseer:
لِیَوۡمِ ٱلۡفَصۡلِ
﴿١٣﴾
Në Ditën e Ndarjes vendimtare!(13)
Tafseer:
وَمَاۤ أَدۡرَىٰكَ مَا یَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ
﴿١٤﴾
Kush vallë do të ta shpjegojë se ç’është Dita e Ndarjes vendimtare?(14)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿١٥﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(15)
Tafseer:
أَلَمۡ نُهۡلِكِ ٱلۡأَوَّلِینَ
﴿١٦﴾
A nuk i kemi zhdukur të lashtët(16)
Tafseer:
ثُمَّ نُتۡبِعُهُمُ ٱلۡـَٔاخِرِینَ
﴿١٧﴾
e pastaj do t’i bëjmë të tjerët t’i pasojnë?(17)
Tafseer:
كَذَ ٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِینَ
﴿١٨﴾
Kështu do të veprojmë me të gjithë keqbërësit!(18)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿١٩﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(19)
Tafseer:
أَلَمۡ نَخۡلُقكُّم مِّن مَّاۤءࣲ مَّهِینࣲ
﴿٢٠﴾
A nuk ju kemi krijuar nga një pikë lëngu të shpërfillur,(20)
Tafseer:
فَجَعَلۡنَـٰهُ فِی قَرَارࣲ مَّكِینٍ
﴿٢١﴾
të cilën e vumë në një vend të sigurt (mitër),(21)
Tafseer:
إِلَىٰ قَدَرࣲ مَّعۡلُومࣲ
﴿٢٢﴾
deri në një kohë të caktuar?!(22)
Tafseer:
فَقَدَرۡنَا فَنِعۡمَ ٱلۡقَـٰدِرُونَ
﴿٢٣﴾
Kështu e kemi rregulluar; sa Rregullues të shkëlqyer jemi Ne!(23)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿٢٤﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(24)
Tafseer:
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ كِفَاتًا
﴿٢٥﴾
A nuk e kemi bërë Tokën vendqëndrim(25)
Tafseer:
أَحۡیَاۤءࣰ وَأَمۡوَ ٰتࣰا
﴿٢٦﴾
të të gjallëve dhe të të vdekurve?(26)
Tafseer:
وَجَعَلۡنَا فِیهَا رَوَ ٰسِیَ شَـٰمِخَـٰتࣲ وَأَسۡقَیۡنَـٰكُم مَّاۤءࣰ فُرَاتࣰا
﴿٢٧﴾
A nuk kemi vënë në të male të larta e të patundshme? A nuk ju kemi dhënë të pini me bollëk ujë të ëmbël?(27)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿٢٨﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(28)
Tafseer:
ٱنطَلِقُوۤاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
﴿٢٩﴾
(Do t’u thuhet): Nisuni drejt atij (dënimi) që e mohuat!(29)
Tafseer:
ٱنطَلِقُوۤاْ إِلَىٰ ظِلࣲّ ذِی ثَلَـٰثِ شُعَبࣲ
﴿٣٠﴾
Shkoni drejt një hijeje me tri kolona (tymi të Xhehenemit),(30)
Tafseer:
لَّا ظَلِیلࣲ وَلَا یُغۡنِی مِنَ ٱللَّهَبِ
﴿٣١﴾
e cila nuk bën hije (freskuese) dhe as nga flaka nuk të shpëton!(31)
Tafseer:
إِنَّهَا تَرۡمِی بِشَرَرࣲ كَٱلۡقَصۡرِ
﴿٣٢﴾
Ajo hedh shkëndija të mëdha sa një kala,(32)
Tafseer:
كَأَنَّهُۥ جِمَـٰلَتࣱ صُفۡرࣱ
﴿٣٣﴾
sikur të ishin deve të verdha!(33)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿٣٤﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(34)
Tafseer:
هَـٰذَا یَوۡمُ لَا یَنطِقُونَ
﴿٣٥﴾
Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin(35)
Tafseer:
وَلَا یُؤۡذَنُ لَهُمۡ فَیَعۡتَذِرُونَ
﴿٣٦﴾
dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar.(36)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿٣٧﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(37)
Tafseer:
هَـٰذَا یَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِۖ جَمَعۡنَـٰكُمۡ وَٱلۡأَوَّلِینَ
﴿٣٨﴾
Kjo është Dita e Ndarjes vendimtare, në të cilën do të tuboheni ju dhe popujt e lashtë,(38)
Tafseer:
فَإِن كَانَ لَكُمۡ كَیۡدࣱ فَكِیدُونِ
﴿٣٩﴾
prandaj, nëse zotëroni ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje!(39)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿٤٠﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(40)
Tafseer:
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِینَ فِی ظِلَـٰلࣲ وَعُیُونࣲ
﴿٤١﴾
Punëdrejtët do të jenë mes hijesh e burimesh,(41)
Tafseer:
وَفَوَ ٰكِهَ مِمَّا یَشۡتَهُونَ
﴿٤٢﴾
si dhe frutash nga ato që dëshirojnë.(42)
Tafseer:
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِیۤـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
﴿٤٣﴾
(Do t’u thuhet) “Hani e pini e ju bëftë mirë, (si shpërblim) për atë që keni punuar.”(43)
Tafseer:
إِنَّا كَذَ ٰلِكَ نَجۡزِی ٱلۡمُحۡسِنِینَ
﴿٤٤﴾
Kështu i shpërblejmë Ne ata, që bëjnë vepra të mira.(44)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿٤٥﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(45)
Tafseer:
كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِیلًا إِنَّكُم مُّجۡرِمُونَ
﴿٤٦﴾
Hani dhe kënaquni për pak kohë! Ju jeni keqbërës!(46)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿٤٧﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(47)
Tafseer:
وَإِذَا قِیلَ لَهُمُ ٱرۡكَعُواْ لَا یَرۡكَعُونَ
﴿٤٨﴾
Kur atyre u thuhej: “Përkuluni (në namaz para Allahut)!” ata nuk përkuleshin.(48)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿٤٩﴾
Mjerë mohuesit në atë ditë!(49)
Tafseer:
فَبِأَیِّ حَدِیثِۭ بَعۡدَهُۥ یُؤۡمِنُونَ
﴿٥٠﴾
Në çfarë shpallje tjetër do të besojnë ata, pas këtij (Kurani)?!(50)
Tafseer: