This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Mutaffifin.
وَیۡلࣱ لِّلۡمُطَفِّفِینَ
﴿١﴾
Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),(1)
Tafseer:
ٱلَّذِینَ إِذَا ٱكۡتَالُواْ عَلَى ٱلنَّاسِ یَسۡتَوۡفُونَ
﴿٢﴾
që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,(2)
Tafseer:
وَإِذَا كَالُوهُمۡ أَو وَّزَنُوهُمۡ یُخۡسِرُونَ
﴿٣﴾
ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.(3)
Tafseer:
أَلَا یَظُنُّ أُوْلَـٰۤىِٕكَ أَنَّهُم مَّبۡعُوثُونَ
﴿٤﴾
A nuk mendojnë ata se do të ringjallen(4)
Tafseer:
لِیَوۡمٍ عَظِیمࣲ
﴿٥﴾
në një Ditë të madhe,(5)
Tafseer:
یَوۡمَ یَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلۡعَـٰلَمِینَ
﴿٦﴾
Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!(6)
Tafseer:
كَلَّاۤ إِنَّ كِتَـٰبَ ٱلۡفُجَّارِ لَفِی سِجِّینࣲ
﴿٧﴾
Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!(7)
Tafseer:
وَمَاۤ أَدۡرَىٰكَ مَا سِجِّینࣱ
﴿٨﴾
E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?!(8)
Tafseer:
كِتَـٰبࣱ مَّرۡقُومࣱ
﴿٩﴾
Është një libër i shkruar!(9)
Tafseer:
وَیۡلࣱ یَوۡمَىِٕذࣲ لِّلۡمُكَذِّبِینَ
﴿١٠﴾
Mjerë mohuesit atë ditë,(10)
Tafseer:
ٱلَّذِینَ یُكَذِّبُونَ بِیَوۡمِ ٱلدِّینِ
﴿١١﴾
të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!(11)
Tafseer:
وَمَا یُكَذِّبُ بِهِۦۤ إِلَّا كُلُّ مُعۡتَدٍ أَثِیمٍ
﴿١٢﴾
Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi(12)
Tafseer:
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَیۡهِ ءَایَـٰتُنَا قَالَ أَسَـٰطِیرُ ٱلۡأَوَّلِینَ
﴿١٣﴾
e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”(13)
Tafseer:
كَلَّاۖ بَلۡۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُواْ یَكۡسِبُونَ
﴿١٤﴾
Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.(14)
Tafseer:
كَلَّاۤ إِنَّهُمۡ عَن رَّبِّهِمۡ یَوۡمَىِٕذࣲ لَّمَحۡجُوبُونَ
﴿١٥﴾
Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,(15)
Tafseer:
ثُمَّ إِنَّهُمۡ لَصَالُواْ ٱلۡجَحِیمِ
﴿١٦﴾
pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit(16)
Tafseer:
ثُمَّ یُقَالُ هَـٰذَا ٱلَّذِی كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
﴿١٧﴾
e do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!”(17)
Tafseer:
كَلَّاۤ إِنَّ كِتَـٰبَ ٱلۡأَبۡرَارِ لَفِی عِلِّیِّینَ
﴿١٨﴾
Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.(18)
Tafseer:
وَمَاۤ أَدۡرَىٰكَ مَا عِلِّیُّونَ
﴿١٩﴾
E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn?(19)
Tafseer:
كِتَـٰبࣱ مَّرۡقُومࣱ
﴿٢٠﴾
Është një libër i shkruar!(20)
Tafseer:
یَشۡهَدُهُ ٱلۡمُقَرَّبُونَ
﴿٢١﴾
Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).(21)
Tafseer:
إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ لَفِی نَعِیمٍ
﴿٢٢﴾
Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,(22)
Tafseer:
عَلَى ٱلۡأَرَاۤىِٕكِ یَنظُرُونَ
﴿٢٣﴾
duke shikuar nga divanet.(23)
Tafseer:
تَعۡرِفُ فِی وُجُوهِهِمۡ نَضۡرَةَ ٱلنَّعِیمِ
﴿٢٤﴾
Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.(24)
Tafseer:
یُسۡقَوۡنَ مِن رَّحِیقࣲ مَّخۡتُومٍ
﴿٢٥﴾
Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,(25)
Tafseer:
خِتَـٰمُهُۥ مِسۡكࣱۚ وَفِی ذَ ٰلِكَ فَلۡیَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَـٰفِسُونَ
﴿٢٦﴾
fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.(26)
Tafseer:
وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِیمٍ
﴿٢٧﴾
Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit,(27)
Tafseer:
عَیۡنࣰا یَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ
﴿٢٨﴾
nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).(28)
Tafseer:
إِنَّ ٱلَّذِینَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِینَ ءَامَنُواْ یَضۡحَكُونَ
﴿٢٩﴾
Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,(29)
Tafseer:
وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ یَتَغَامَزُونَ
﴿٣٠﴾
duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.(30)
Tafseer:
وَإِذَا ٱنقَلَبُوۤاْ إِلَىٰۤ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِینَ
﴿٣١﴾
Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët)(31)
Tafseer:
وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوۤاْ إِنَّ هَـٰۤؤُلَاۤءِ لَضَاۤلُّونَ
﴿٣٢﴾
dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,(32)
Tafseer:
وَمَاۤ أُرۡسِلُواْ عَلَیۡهِمۡ حَـٰفِظِینَ
﴿٣٣﴾
ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.(33)
Tafseer:
فَٱلۡیَوۡمَ ٱلَّذِینَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ یَضۡحَكُونَ
﴿٣٤﴾
Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët,(34)
Tafseer:
عَلَى ٱلۡأَرَاۤىِٕكِ یَنظُرُونَ
﴿٣٥﴾
e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë.(35)
Tafseer:
هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ یَفۡعَلُونَ
﴿٣٦﴾
A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!(36)
Tafseer: