Surah El Fexhr

Surah El Fexhr

Shqip Translation30 Aya count
This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Fexhr.
وَٱلۡفَجۡرِ ﴿١﴾
Betohem për muzgun e agimit(1)
Tafseer:
وَلَیَالٍ عَشۡرࣲ ﴿٢﴾
dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!(2)
Tafseer:
وَٱلشَّفۡعِ وَٱلۡوَتۡرِ ﴿٣﴾
Betohem për çiftin dhe tekun(3)
Tafseer:
وَٱلَّیۡلِ إِذَا یَسۡرِ ﴿٤﴾
dhe për natën kur largohet!(4)
Tafseer:
هَلۡ فِی ذَ ٰ⁠لِكَ قَسَمࣱ لِّذِی حِجۡرٍ ﴿٥﴾
A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!(5)
Tafseer:
أَلَمۡ تَرَ كَیۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ ﴿٦﴾
Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad,(6)
Tafseer:
إِرَمَ ذَاتِ ٱلۡعِمَادِ ﴿٧﴾
banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe,(7)
Tafseer:
ٱلَّتِی لَمۡ یُخۡلَقۡ مِثۡلُهَا فِی ٱلۡبِلَـٰدِ ﴿٨﴾
të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!(8)
Tafseer:
وَثَمُودَ ٱلَّذِینَ جَابُواْ ٱلصَّخۡرَ بِٱلۡوَادِ ﴿٩﴾
Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?(9)
Tafseer:
وَفِرۡعَوۡنَ ذِی ٱلۡأَوۡتَادِ ﴿١٠﴾
Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)?(10)
Tafseer:
ٱلَّذِینَ طَغَوۡاْ فِی ٱلۡبِلَـٰدِ ﴿١١﴾
Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre,(11)
Tafseer:
فَأَكۡثَرُواْ فِیهَا ٱلۡفَسَادَ ﴿١٢﴾
duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin,(12)
Tafseer:
فَصَبَّ عَلَیۡهِمۡ رَبُّكَ سَوۡطَ عَذَابٍ ﴿١٣﴾
prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.(13)
Tafseer:
إِنَّ رَبَّكَ لَبِٱلۡمِرۡصَادِ ﴿١٤﴾
Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!(14)
Tafseer:
فَأَمَّا ٱلۡإِنسَـٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَیَقُولُ رَبِّیۤ أَكۡرَمَنِ ﴿١٥﴾
Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.”(15)
Tafseer:
وَأَمَّاۤ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَیۡهِ رِزۡقَهُۥ فَیَقُولُ رَبِّیۤ أَهَـٰنَنِ ﴿١٦﴾
Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.(16)
Tafseer:
كَلَّاۖ بَل لَّا تُكۡرِمُونَ ٱلۡیَتِیمَ ﴿١٧﴾
Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët(17)
Tafseer:
وَلَا تَحَـٰۤضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِینِ ﴿١٨﴾
dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfrit.(18)
Tafseer:
وَتَأۡكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكۡلࣰا لَّمࣰّا ﴿١٩﴾
Trashëgiminë (e të dobëtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur,(19)
Tafseer:
وَتُحِبُّونَ ٱلۡمَالَ حُبࣰّا جَمࣰّا ﴿٢٠﴾
dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.(20)
Tafseer:
كَلَّاۤۖ إِذَا دُكَّتِ ٱلۡأَرۡضُ دَكࣰّا دَكࣰّا ﴿٢١﴾
Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime,(21)
Tafseer:
وَجَاۤءَ رَبُّكَ وَٱلۡمَلَكُ صَفࣰّا صَفࣰّا ﴿٢٢﴾
kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe,(22)
Tafseer:
وَجِاْیۤءَ یَوۡمَىِٕذِۭ بِجَهَنَّمَۚ یَوۡمَىِٕذࣲ یَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَـٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكۡرَىٰ ﴿٢٣﴾
Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet por ç’i duhet se u kujtua!(23)
Tafseer:
یَقُولُ یَـٰلَیۡتَنِی قَدَّمۡتُ لِحَیَاتِی ﴿٢٤﴾
Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”(24)
Tafseer:
فَیَوۡمَىِٕذࣲ لَّا یُعَذِّبُ عَذَابَهُۥۤ أَحَدࣱ ﴿٢٥﴾
Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai,(25)
Tafseer:
وَلَا یُوثِقُ وَثَاقَهُۥۤ أَحَدࣱ ﴿٢٦﴾
e askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai!(26)
Tafseer:
یَـٰۤأَیَّتُهَا ٱلنَّفۡسُ ٱلۡمُطۡمَىِٕنَّةُ ﴿٢٧﴾
O ti shpirt i qetësuar!(27)
Tafseer:
ٱرۡجِعِیۤ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِیَةࣰ مَّرۡضِیَّةࣰ ﴿٢٨﴾
Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!(28)
Tafseer:
فَٱدۡخُلِی فِی عِبَـٰدِی ﴿٢٩﴾
Bashkohu me robërit e Mi(29)
Tafseer:
وَٱدۡخُلِی جَنَّتِی ﴿٣٠﴾
dhe hyr në Xhenetin Tim!(30)
Tafseer:

تسجيل الدخول / إنشاء حساب

أدخل بريدك الإلكتروني ليصلك رمز الدخول السريع (بدون كلمة مرور)