This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Beled.
لَاۤ أُقۡسِمُ بِهَـٰذَا ٱلۡبَلَدِ
﴿١﴾
Betohem në këtë qytet!(1)
Tafseer:
وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَـٰذَا ٱلۡبَلَدِ
﴿٢﴾
E ti je që gjendesh në këtë qytet!(2)
Tafseer:
وَوَالِدࣲ وَمَا وَلَدَ
﴿٣﴾
Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!(3)
Tafseer:
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَـٰنَ فِی كَبَدٍ
﴿٤﴾
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.(4)
Tafseer:
أَیَحۡسَبُ أَن لَّن یَقۡدِرَ عَلَیۡهِ أَحَدࣱ
﴿٥﴾
A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?(5)
Tafseer:
یَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالࣰا لُّبَدًا
﴿٦﴾
E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”(6)
Tafseer:
أَیَحۡسَبُ أَن لَّمۡ یَرَهُۥۤ أَحَدٌ
﴿٧﴾
A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?(7)
Tafseer:
أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَیۡنَیۡنِ
﴿٨﴾
A nuk i dhamë Ne atij dy sy?(8)
Tafseer:
وَلِسَانࣰا وَشَفَتَیۡنِ
﴿٩﴾
Edhe gjuhë e dy buzë?(9)
Tafseer:
وَهَدَیۡنَـٰهُ ٱلنَّجۡدَیۡنِ
﴿١٠﴾
Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.(10)
Tafseer:
فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ
﴿١١﴾
E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).(11)
Tafseer:
وَمَاۤ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ
﴿١٢﴾
E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?(12)
Tafseer:
فَكُّ رَقَبَةٍ
﴿١٣﴾
Është lirimi i një skllavi,(13)
Tafseer:
أَوۡ إِطۡعَـٰمࣱ فِی یَوۡمࣲ ذِی مَسۡغَبَةࣲ
﴿١٤﴾
Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:(14)
Tafseer:
یَتِیمࣰا ذَا مَقۡرَبَةٍ
﴿١٥﴾
Ndonjë jetimi që është i afërt,(15)
Tafseer:
أَوۡ مِسۡكِینࣰا ذَا مَتۡرَبَةࣲ
﴿١٦﴾
Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.(16)
Tafseer:
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِینَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ
﴿١٧﴾
E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë).(17)
Tafseer:
أُوْلَـٰۤىِٕكَ أَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَیۡمَنَةِ
﴿١٨﴾
Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.(18)
Tafseer:
وَٱلَّذِینَ كَفَرُواْ بِـَٔایَـٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَـٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ
﴿١٩﴾
Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës.(19)
Tafseer:
عَلَیۡهِمۡ نَارࣱ مُّؤۡصَدَةُۢ
﴿٢٠﴾
Kundër tyre është zjarri i mbyllur.(20)
Tafseer: