This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah Esh Shems.
وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا
﴿١﴾
Për Diellin dhe shkëlqimin e tij(1)
Tafseer:
وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا
﴿٢﴾
dhe për Hënën që e përcjell atë!(2)
Tafseer:
وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا
﴿٣﴾
Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)(3)
Tafseer:
وَٱلَّیۡلِ إِذَا یَغۡشَىٰهَا
﴿٤﴾
dhe për natën kur e mbulon atë!(4)
Tafseer:
وَٱلسَّمَاۤءِ وَمَا بَنَىٰهَا
﴿٥﴾
Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!(5)
Tafseer:
وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا
﴿٦﴾
Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!(6)
Tafseer:
وَنَفۡسࣲ وَمَا سَوَّىٰهَا
﴿٧﴾
Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,(7)
Tafseer:
فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا
﴿٨﴾
duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!(8)
Tafseer:
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا
﴿٩﴾
Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,(9)
Tafseer:
وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا
﴿١٠﴾
ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.(10)
Tafseer:
كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَاۤ
﴿١١﴾
Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;(11)
Tafseer:
إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا
﴿١٢﴾
kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).(12)
Tafseer:
فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡیَـٰهَا
﴿١٣﴾
I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre[408]: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”
[408] D.m.th. njerëzve të fisit.
(13)Tafseer:
فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَیۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا
﴿١٤﴾
Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,[409]
[409] Pra, pa u penduar aspak për këtë.
(14)Tafseer:
وَلَا یَخَافُ عُقۡبَـٰهَا
﴿١٥﴾
pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.(15)
Tafseer: