Surah Esh Sherh

Surah Esh Sherh

Shqip Translation8 Aya count
This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah Esh Sherh.
أَلَمۡ نَشۡرَحۡ لَكَ صَدۡرَكَ ﴿١﴾
Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)(1)
Tafseer:
وَوَضَعۡنَا عَنكَ وِزۡرَكَ ﴿٢﴾
dhe ta hoqëm barrën[412],
[412] Sipas Taberiut, vargu do të thotë: “A nuk të kemi dëlirur nga çdo gjynah?!”
(2)
Tafseer:
ٱلَّذِیۤ أَنقَضَ ظَهۡرَكَ ﴿٣﴾
e cila ta rëndonte tepër kurrizin,(3)
Tafseer:
وَرَفَعۡنَا لَكَ ذِكۡرَكَ ﴿٤﴾
dhe ta ngritëm lart emrin?![413]
[413] Është e sigurt se asnjë njeri në botë nuk ka bërë më shumë emër sesa Profeti Muhamed (a.s.). Më se një miliardë myslimanë përmendin emrin e tij përditë, duke u lutur për të në namazet e tyre. Nga mijëra e mijëra minare, myezinët thërrasin emrin e tij pesë herë në ditë. Arritjet e misionit të tij shpirtëror, moral, juridik e politik janë tërësisht të gjalla dhe aktive edhe katërmbëdhjetë shekuj pas ndarjes së tij nga kjo botë dhe do të zgjasin, në dashtë Allahu, deri në Ditën e fundit të jetës tokësore dhe, në vazhdim, në jetën e amshuar.
(4)
Tafseer:
فَإِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ یُسۡرًا ﴿٥﴾
Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!(5)
Tafseer:
إِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ یُسۡرࣰا ﴿٦﴾
Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!(6)
Tafseer:
فَإِذَا فَرَغۡتَ فَٱنصَبۡ ﴿٧﴾
Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim)(7)
Tafseer:
وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرۡغَب ﴿٨﴾
dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!(8)
Tafseer:

تسجيل الدخول / إنشاء حساب

أدخل بريدك الإلكتروني ليصلك رمز الدخول السريع (بدون كلمة مرور)