Surah Et Tin

Surah Et Tin

Shqip Translation8 Aya count
This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah Et Tin.
وَٱلتِّینِ وَٱلزَّیۡتُونِ ﴿١﴾
Për fikun dhe ullirin,(1)
Tafseer:
وَطُورِ سِینِینَ ﴿٢﴾
për malin e Sinait(2)
Tafseer:
وَهَـٰذَا ٱلۡبَلَدِ ٱلۡأَمِینِ ﴿٣﴾
dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)[414],
[414] Sipas disa dijetarëve, në tre vargjet e para, Allahu i Madhëruar është betuar për tre vende, prej të cilave ka nisur tre nga të dërguarit më të mëdhenj: Isanë (a.s.), Musanë (a.s.) dhe Muhamedin (a.s.). Kështu, fiku dhe ulliri simbolizojnë Jerusalemin, qytetin e Isait (a.s.), sepse ai është vendi i fiqve dhe i ullinjve. Mali i Sinait është vendi, ku Allahu ka folur me Musain (a.s.), ndërsa Qyteti i sigurt është Meka, qyteti i Muhamedit (a.s.), sepse kështu është cilësuar ky vend në Kuran, në suren 2, vargu 126.
(3)
Tafseer:
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَـٰنَ فِیۤ أَحۡسَنِ تَقۡوِیمࣲ ﴿٤﴾
Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,(4)
Tafseer:
ثُمَّ رَدَدۡنَـٰهُ أَسۡفَلَ سَـٰفِلِینَ ﴿٥﴾
pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,(5)
Tafseer:
إِلَّا ٱلَّذِینَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ فَلَهُمۡ أَجۡرٌ غَیۡرُ مَمۡنُونࣲ ﴿٦﴾
përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.(6)
Tafseer:
فَمَا یُكَذِّبُكَ بَعۡدُ بِٱلدِّینِ ﴿٧﴾
Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?(7)
Tafseer:
أَلَیۡسَ ٱللَّهُ بِأَحۡكَمِ ٱلۡحَـٰكِمِینَ ﴿٨﴾
A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!(8)
Tafseer:

تسجيل الدخول / إنشاء حساب

أدخل بريدك الإلكتروني ليصلك رمز الدخول السريع (بدون كلمة مرور)