This page contains the Arabic text, audio recitation, and Shqip translation of Surah El Alak.
ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِی خَلَقَ
﴿١﴾
Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),(1)
Tafseer:
خَلَقَ ٱلۡإِنسَـٰنَ مِنۡ عَلَقٍ
﴿٢﴾
e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!(2)
Tafseer:
ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ
﴿٣﴾
Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,(3)
Tafseer:
ٱلَّذِی عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ
﴿٤﴾
i Cili, me anë të penës ia mësoi,(4)
Tafseer:
عَلَّمَ ٱلۡإِنسَـٰنَ مَا لَمۡ یَعۡلَمۡ
﴿٥﴾
ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.(5)
Tafseer:
كَلَّاۤ إِنَّ ٱلۡإِنسَـٰنَ لَیَطۡغَىٰۤ
﴿٦﴾
Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,(6)
Tafseer:
أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰۤ
﴿٧﴾
kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.(7)
Tafseer:
إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰۤ
﴿٨﴾
Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!(8)
Tafseer:
أَرَءَیۡتَ ٱلَّذِی یَنۡهَىٰ
﴿٩﴾
A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon(9)
Tafseer:
عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰۤ
﴿١٠﴾
robin (Tonë) kur falet?[415]
[415] Vargjet aludojnë për një nga prijësit e Mekës, Ebu Xhehlin, i cili ishte armiku kryesor i Profetit Muhamed (a.s.) në fillimet e Islamit. Ai e kishte kërcënuar Profetin (a.s.), që të mos falej më në Qabe.
(10)Tafseer:
أَرَءَیۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰۤ
﴿١١﴾
A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë(11)
Tafseer:
أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰۤ
﴿١٢﴾
dhe që urdhëron për devotshmëri?!(12)
Tafseer:
أَرَءَیۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰۤ
﴿١٣﴾
Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin,(13)
Tafseer:
أَلَمۡ یَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ یَرَىٰ
﴿١٤﴾
a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!(14)
Tafseer:
كَلَّا لَىِٕن لَّمۡ یَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِیَةِ
﴿١٥﴾
Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),(15)
Tafseer:
نَاصِیَةࣲ كَـٰذِبَةٍ خَاطِئَةࣲ
﴿١٦﴾
për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.(16)
Tafseer:
فَلۡیَدۡعُ نَادِیَهُۥ
﴿١٧﴾
Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,[416]
[416] Pra, le të thërrasë në ndihmë prijësit e tjerë të Mekës, që ishin përkrahësit e tij.
(17)Tafseer:
سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِیَةَ
﴿١٨﴾
Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!(18)
Tafseer:
كَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡ وَٱقۡتَرِب ۩
﴿١٩﴾
Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!(19)
Tafseer: